Turpërimi në Izrael ka pasoja të rënda për Juventusin, mësohet vendimi drastik i presidentit Anjeli

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juventusi nuk po kalon një periudhë të lumtur në këtë pjesë të sezonit dhe kjo shihet qartësisht nga fakti se nuk po arrin të shkëlqejë në kampionat e aq më shumë në Ligën e Kampioneve. Humbja turpëruese në Izrael ishte goditja e fundit dhe kjo ka vënë në lëvizje presidentin Andrea Anjeli.

Sipas “Corriere Dello Sport”, shpërthimi i tij publik pas ndeshjes ku deklaroi se ndjente turp dhe se e gjithë skuadra duhej të merrte përgjegjësi për këtë situatë, nuk ishte asgjë në krahasim me diskutimin që ka mbajtur para ekipit. Mësohet se para se të dilte para kamerave, Anjeli ka qenë në dhomat e zhveshjeve dhe u ka bërë të qartë lojtarëve vendimin që ka marrë.

Nga tani e tutje, e deri në fund të sezonit, të gjithë do të jenë në diskutim, duke filluar nga ata me kontrata afatshkurtra, për të mbaruar me ata që sapo kanë nënshkruar rinovime afatgjata. Shpenzimet e Juventusit kanë qenë stratosferike në vitet e fundit por rezultatet nuk arrijnë, ndaj presidenti i ka bërë të qartë skuadrës në fjalimin e tij se duke filluar nga Alegri e duke vazhduar më pas te çdo lojtar, në fund të sezonit do të bëhej bilanci nëse ishin të denjë për të veshur fanellën e Juves.

PANORAMASPORT.AL

Zjarr Tv Ad