Lali Eri mban me shpresa rininë:Të rinjtë shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria, do kenë këtu rroga dinjitoze

0
805
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Veliaj ka folur sot nga Piramida, ku sipas tij po ndërtohet një nga qendrat më të mëdha të tekonologjisë dhe kodimit. Sipas tij, me punën që ai po bën të rinjtë mund të përfitojnë këtu shumë rroga të mira.

Veliaj është shprehur se po punon për të ardhmen dhe në Shqipëri, nëse të rinjtë nuk largohen në të ardhmen do të përfitojnë rroga dinjitoze.

Erion Veliaj tha:

“Sot jemi duke investuar për punët e të ardhmes. Shumë punë bëhen nëpërmjet kompjuterit dhe shumë rroga të mira, të rinjtë mund t’i përfitojnë pa u larguar nga Shqipëria dhe të marrin një rrogë që është shumë shumë dinjitoze.”

Në parim, fjala e tij duket perfekte, por si mund të përfitojnë rroga të mira të rinjtë, kur Veliaj, të gjitha paratë e taksapaguesve i ndan me oligarkët dhe fut në xhep përqindjen e tij.

Zjarr Tv Ad