Turqia fuqi bërthamore

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Turqia thotë se është e papranueshme që ndalohet nga fuqitë bërthamore të zhvillojë armët e veta. Presidenti Tayyip Erdogan tha se nuk ka vend të zhvilluar pa armë bërthamore, por nuk dha hollësi nëse vendi planifikon diçka konkrete në këtë drejtim.

Pas blerjes së armatimeve ruse dhe mosmarrëveshjes për këtë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, Turqia duket se tani synon edhe armatimin bërthamor. Presidenti Tayyip Erdogan tha të mërkurën se është e papranueshme që vendet bërthamore ta ndalojnë Ankaranë të zhvillojë armët e veta, por nuk dha detaje nëse vendi ka plane konkrete në këtë drejtim.

“Disa vende kanë raketa me mbushje bërthamore dhe jo një apo dy. Por ne na thonë se nuk duhet të kemi. Unë nuk mund ta pranojë këtë,” tha Erdogan gjatë një fjalimi me anëtarë të partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Nuk ka vend të zhvilluar pa armë bërthamore,” tha Erdogan, por ndërkohë shumë vende nuk kanë armë të tilla. Turqia e nënshkroi në vitin 1980 Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore. Gjatë fjalimit të tij Erdogan tha se edhe Turqia kërkon të njëjtën mbrojtje si Izraeli.

Ne kemi vend fqinj Izraelin që i kërcënon vendet e tjera duke iu treguar armët bërthamore,” shtoi Erdogan.

Prej kohësh Turqia është në mosmarrëveshje me Shtetet e Bashkuara pasi vendosi të blejë sistemin rus kundërajror S-400. Uashingtoni vendosi sanksione ndaj Ankarasë.

Zjarr Tv Ad