Paralajmërimi i Erdogan: Do të hapim portat për emigrantët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se do të hapë portat për emigrantët, nëse nuk merr mbështetjen e domosdoshme nga bota.

Erdogan ka folur në takimin me përfaqësuesit e qytetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, ndërsa u përqëndrua në çështjen e emigrantëve.

“Do të detyrohemi të hapim kufijtë. A do ta bartim barrën vetë? Nuk kemi marrë mbështetjen e nevojshme nga bota, kryesisht nga Bashkimi Evropian kur bëhet fjalë për ndarjen e barrës në lidhje me migrantët që kemi pritur”, tha Erdogan, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Ai shtoi se vendi i tij synon të vendosë së paku 1 milion sirianë përgjatë kufirit të gjatë 450 kilometra, në një rajon ku do të formohet një zonë e sigurisë.

“Jemi të vendosur të fillojmë formimin e zonës së sigurisë në lindje të Eufratit deri në fund të shtatorit”, tha Erdogan.

Zjarr Tv Ad