Betohet qeveria e re italiane

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lind qeveria e re italiane Conte 2, në përbërjen e të cilës janë shtatë gra, dhjetë ministra i takojë Lëvizjes Pesë Yjet, nëntë Partisë Demokratike dhe një ministër partisë së majtë Liberi e Uguali.

Pasi u betua para presidentit Sergio Mattarella në pallatin Quirinale, qeverinë e re të kryeministrit Conte e pret votëbesimi në të dy dhomat e parlamentit.

Për të ruajtur ekuilibrat, Conte emëroi eurodeputetin pro-europian të Partisë Demokratike të qendrës së majtë, Roberto Gualtieri në postin strategjik të ministrit të Ekonomisë dhe Financave.

Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjet do të drejtojë diplomacinë italiane, ndërkohë që Luciana Lamorgese do të jetë ministre e Brendshme. Mbrojtja iu dha një peshe tjetër me rëndësi të së majtës, Lorenzo Guerini-t.

Duke kërkuar të zgjerojë shumicën e brishtë në Senat, kabineti qeveritar përfshiu edhe Roberto Speranza-n, të cilit iu dha portofoli i ministrit të Shëndetësisë. Speranza është një figurë e lartë në partinë e majtë Liberi e Ugali. Kjo do të thotë se partia do të bëhet pjesë e koalicionit.

Duke reaguar për qeverinë e re, ish-ministri i brendshëm Matteo Salvini tha se “kabineti lindi midis Parisit dhe Berlinit dhe nga frika e lëshimit të kolltukut të pushtetit”.

Koalicioni i mëparshëm mes Lidhjes dhe Lëvizjes Pesë Yjet u prish nga ish-zv./kryeministri Matteo Salvini, që e akuzoi partinë populiste për bllokimin e nismave të tij ekonomike dhe të investimeve. Sipas analistëve, zoti Salvini bëri një përpjekje për t’u bërë vetë kryeministër, e cila dështoi pas bashkëpunimit jo të zakontë mes një partie tradicionale si ajo Demokratike dhe Lëvizja Pesë Yjet.

Zjarr Tv Ad