U akuzua se ka nxjerrë nga grupi Gaz Bardhin. Ish-deputeti i PD : Ja e vërteta!

0
245
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa prej mediave kanë publikuar një lajm sipas të cilit Endri Hasa, një nga seketarët e rinj të PD-së, ka hequr nga grupi i Watsapp-it për mediat, deputetin Gazmend Bardhi. Pas kësaj, Endri Hasa, ish-deputet i PD-së, e ka konsideruar një lajm të rremë.

Postimi i Endri Hasës

Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.

Z. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike.

Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.

Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.

Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.

Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.

Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.

Zjarr Tv Ad