Ish-deputeti: Rama është dorëzuar, Fredi Beleri betohet të mërkurën si kryebashkiak i Himarës

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Kujtim Gjuzi thotë se Fredi Beleri do të betohet të mërkurën si kryebashkiak i Himarës. Ai e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 14 Majit, edhe pse në qeli, por deri tani nuk ka mundur të betohet sepse është arrestuar për blerje votash.

Nuk dihet se nga e ka marrë Gjuzi këtë informacion, por ishte deputeti thotë se Rama është dorëzuar.

“Fredi’s Bej Leris ÇAMI betohet si kryetar i Bashkise Himare te MERKUREN 20 Shtator 2023. Dorzohet Kryeministri. Sulltan Edvin Ramadani dorezohet perballe Ferit Bej Ler Çamit nga Progonati”, shkruan Kujtim Gjuzi.

Megjithatë, dosja në ngarkim të Fredi Belerit ka kaluar për gjykim dhe javën e kaluar është mbajtur seanca e parë. Ai nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar dhe ka kërkuar të paktën 60 dëshmitarë në sallën e gjyqit, edhe personat që janë paguar për vota.

Zjarr Tv Ad