U arratisën kriminelë të rrezikshëm, Meta reagon pas deklaratës së Gledis Nanos: Tani është i qartë objektivi që solli shkarkimin, jo vetëm 14 por të gjithë!

0
445
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas intervistës së bërë të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon për kanalin francez Metropole, ku bëri me dije se gjatë kohës së ai ushtronte detyrën, u arratisën 14 kriminelë të rrezikshëm, pasi u dekonspiruar operacionet e policisë për kapjen e tyre.

Në lidhje me këtë deklaratë të Nanos, Meta shkruan se kjo është një ndër arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit, pasi u dekonsipruan vetëm 14 kriminelë, dhe jo të gjithë ashtu si duhej.

Ish-presidenti thotë se çdo shtet ka mafie, mirëpo këtu mafia e ka shtetin, prandaj dhe duhet largimi i kryeministrit Edi Rama sa më parë.

“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.

Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.

Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Ad