U fotografua duke u takuar përzermërsisht me Beqajn/Reagon Murrizi

0
374
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas fotove të publikuara ku shihet të takohet ngrohtësisht me ish-ministrin Ilir Beqaj i përfshirë në skandalin e Sterlizimit që po hetohet nga SPAK.

Murrizi shkruan në statusin e tij se nuk është shefi i SPAK apo prokorur i z.Beqajt.

Statusi i plotë:

Nje falenderim per fotografin vigjilent per fotot e takimit tim sot ne stadiumin Elbasan Arena me Z Ilir Beqaj dhe Z Blendi Klosi

Nje falenderim per gazeten Shqiptarja.com, gazeten Sot dhe kushdo qe ka shkruar apo mund te shkruaj per kete foto

Une jam njeri para se te jem ish deputet i PD dhe kundershtare politik me Z Beqaj dhe Z Klosi, dhe ne stadium, ne koncert, dasem apo larg qofte vdekje, jua jap doren kujdo njeriu qe kam njohje , pa pyetur se te kujt partie jane apo per ke parti votojne

Une nuk jam shef i SPAKUT apo prokurori i çeshtjes se Z Beqaj
As komunist i viteve 1944-1990 qe te me prishet biografia po takove “ kulakun”

Nuk jam as guerilas qe te mbaj kobure ne brez e tja numeroj ne ball “ armiqve” te partise

Nese e mendoni qe takimi me mua i kujdo personi nen hetim, ja mbyll çeshtjen atehere Beqaj ja hodhi kesaj pune dhe shume shpejt ftoj te takohen me mua Ahmetaj dhe te gjithe ata qe kane ngrene dardha e mandarina pas kurrizit te Rames

Nese Beqaj dhe Klosi do te shpallen fajtore dhe do te denohen, ateher une do ta deklaroj tek formulari i dekriminalizimit qe jam takuar me Ta
Ehhhh pika qe nuk ju bie mu ne by…….

Po ne 33 vjet 4-4 liderat qe kane qeverisur Shqiperine dhe qe Shqiptaret fatkeqesish zihen e zemrohen mes njeri tjetrit per hater te tyre, nuk i kane lene gje pa thene e pa share me liber shpije njeri tjetrin e pastaj kane qeverisur bashke
SUKSESE NE JETE JU UROJ

Zjarr Tv Ad