U gjet i plagosur buzë rrugës ku u vranë dy biznesmenët në Laç, ri-arrestohet Kreshnik Tusha/Pjesë e grupit të ekzekutorëve, në dorë kishte shenja baruti

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreshnik Tusha, i gjetur i plagosur buzë rrugës Laç-Mamurras mbrëmjen e 30 majit është ri-arrestuar pasi dyshohet se është pjesë e grupit të ekzekutorëve që vranë dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Tusha u gjet nga Policia disa metra larg hotelit ku u vranë dy biznesmenët dhe pas kurimit në spital u la nga Gjykata në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Mirëpo, nga hetimet ka dalë se 21 vjeçari ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Bujar Likës e Paulin Gjergjit pasi në dorën e djathtë atij i janë gjetur shenja baruti që shkaktohen pas qitjes së armës.

Gjithashtu, para grupit të hetuesve Kreshnik Tusha ka dhënë dëshmi kontradiktore për ngjarjen që tronditi Laçin mbrëmjen e 30 majit. Po atë mbrëmjen sipas hetuesve rezulton se 21 vjeçari ka qëlluar dhe vet me armë, ndërsa dyshohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur.

Ai dyshohet se është plagosur pikërisht nga plumbat që kanë dalë nga arma e biznesmenit Bujar Lika.

Zjarr Tv Ad