“U hap sërish thesi i rublave ruse”, Rama sulmon opozitën nga Fieri: Duan konflikt

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj opozitës gjatë takimit me qytetarët në Fier.

Ai u ndal tek denoncimet e opozitës, teksa theksoi se ata kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për ndërtimet pa leje pasi kërkon konflikt dhe se ka marrë para.

“I është ofruar lekë i madh, është hapur thesi i rublave nga e para për të bërë prapë konflikt e për të na e vendosur neve dopjo gjashtën”, tha Rama.

“Të thonë që në Shqipëri nuk jetohet më, në Shqipëri hahet vetëm plehra, kjo ushqehet edhe nga opozita e rublave, nga çorba e rublave. Nga ai grupim që i ka bërë shumë dëme Shqipërisë, por që tani po demaskohet komplet. Në një kohë kur e gjithë bota janë prekur drejtpërdrejt nga lufta, nga inflacioni i luftës. Ndërkohë që ne qeveria bën gjithçka mundet për ti lehtësuar njerëzit, këta janë shfaqur me egër së kurrë në një përpjekje skandaloze, të turpshme që shkel çdo kufi njerzillëku për të nxitur konflikt, rrëmujë, për të çuar deri në gjakderdhje” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad