“U njoha me Zenunin ditën e fejesës”, Vjollca me ‘çantën n’krah’ rrëfen jetën e saj

0
579
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vjollca dhe Zenuni u bënë shumë të njohur me historinë e tyre në një emision televiziv, para pak muajsh, ku gruaja kërkonte të drejtat e saj edhe pse nuk jetonte më me bashkëshortin.

Debati i saj dhe kërkesat që kishte u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa sot për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Vjollca ndryshe nga herët e tjera ka rrëfyer jetën e saj.

Vjolla foli për jetën e saj personale, ku tregoi se bashkëshortin e pa për herë të parë ditën kur u fejua.

Më tej, ajo theksoi se fëmijën e parë e solli në jetë në moshën 24-vjeçe, një vit pasi u martua.

“Kam qenë 24 vjeç kur jam bërë nënë, 1 vit pasi jemi martuar. Zenuni më mban në pëllëmbë të dorës. Unë kam punuar gjithmonë, edhe Zenuni punonte. Unë Zenunin e kam parë ditën kur jam fejuar. Më pas vinte te puna. Ka qenë shumë i bukur. Herën e dytë më ngjiti pak”- tha ajo.

Ajo tha se Zenuni ishte shumë punëtor dhe që gjithmonë e ka ndihmuar në punët e shtëpisë.

“Sapo kishte ardhur nga ushtria, ishte i shëndoshë. Në atë kohë i donin gratë e shëndosha, por unë isha elegante. Nuk më mërziste, ishte çun punëtor, kishte të gjitha anët pozitive. Më ndihmonte me punët”- shtoi më tej Vjollca./EURONEWS.AL

Zjarr Tv Ad