U hodh për të shpëtuar emigrantin/ 25-vjeçarja lëndohet vetë nga…

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vajzë italiane, Rachele Spolaor,  është lënduar vetë nga treni të enjten në mbrëmje, pasi ka tentuar që të shpëtojë një burrë që po hidhej në shinat e hekurudhës, në stacionin sekondar Mestre.

35-vjeçari me origjinë rumune, ishte shtrirë në shinat e trenit për t’i dhënë fund jetës.

“Gjithçka ndodhi në sekondë. Unë veprova sipas instinktit, ndjeva përgjegjësi për atë jetë. Unë nuk mund të rrija të shihja trenin që po vinte. Nuk mendova për asgjë, thjesht bëra atë që do ta bënte çdokush. Unë u përpoqa ta ngre por nuk munda dot, ai peshonte më shumë se unë. Bërtita për ndihmë, por kishte shumë pak njerëz në stacion dhe disa ndodheshin larg nesh”,- ka thënë ajo shkruajnë mediat italiane.

Vajza arriti ta largonte 35-vjeçarin, edhe pse treni i goditi në fund të dy duke i lënduar. Fatmirësisht ata shpëtuan, në sajë edhe të reagimit të shpejtë të makinistit që frenoi me urgjencë.

Zjarr Tv Ad