U përjashtua nga Kuvendi, Spaho: Ishte dëshira e Ballës, kjo qeveri meriton të quhet “Bastarde”

0
140
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Edmond Spaho, ditën e djeshme (9 qershor) u përjashtua nga seanca plenare, pasi përdori fjalën ‘’bastardë” për mazhorancën.

Në një intervistë për Ora News, Spaho tha se u përjashtua se ishte dëshira e Taulant Ballës, ndërsa shtoi se para se të fliste ky i fundit nuk ka pati asnjë reagim në sallë për termin që përdori.

Edmond Spaho: U përjashtova se kjo ishte dëshira e Taulant Ballës, dhe iu dha urdhër drejtueses së seancës që të vepronte me këtë urdhër. Kur unë mbarova fjalën, nuk pati reagim as nga drejtuesja e seancës dhe nga askush tjetër tjetër.

Ai tha se kjo qeveri e meriton të quhet e tillë, pasi sipas tij në kohë krize po nxjerrë fitime nga qytetarët.

Edmond Spaho: Termi që përdora, politikisht mendoj se është korrekt. Kjo qeveri ekzaktësisht meriton atë lloj termi. Megjithëse jemi në kushtet e një krize të thellë, ajo po arrin nxjerrë fitime nga qytetarët e vet. Njëlloj si oligarkët që abuzojnë me çmimet dhe qeveria po luan në kurrizi të qytetarëve të vet dhe mbledhë më shumë para në buxhetin e shtetit.

Zjarr Tv Ad