Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Cindy Marina dhe Genar Topalli janë një nga çiftet më të pëlqyer të shoëbizit shqiptar. Modelja rrëfeu mbrëmjen e sotme se si ka nisur historia e tyre e dashurisë.
Ajo tregoi në “Kurthin e Piter Pan” se ata kanë patur prej kohësh lidhje familjare, por njohja e tyre ka qenë tërësisht miqësore, ku i ka bashkuar volejbolli, sporti që Cindy luan prej vitesh në mënyrë profesionale.
“Jemi njohur rastësisht, kemi patur lidhje familjare me njeri-tjetrin. Familjet tona njiheshin prej kohësh, por s’e kisha takuar kurrë. Pastaj, e takova rastësisht në plazh. Ishim bashkë e luajtëm volejboll. Aty ma vodhi zemrën. Jemi njohur si miq në fillim”, tregoi ajo.