Vizita zyrtare në Itali, Begaj pritet nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar me kreun e Dhomës së Deputetëve në Itali, në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore në vendin mik. Begaj është pritur në Pallatin Montecitorio nga presidenti Lorenzo Fontana.

Në qendër të bisedimeve ishin bashkëpunimi mes dy vendeve, përfshirë bashkëpunimin parlamentar, por edhe bashkëpunimin në funksion të paqes dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Pasi vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e të partneritetit strategjik, Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë nga Parlamenti italian për të gjitha fazat e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe shprehu besimin se kjo ndihmë do të vijojë edhe gjatë procesit të negociatave të aderimit.

Një kontribut të veçantë, Presidenti Begaj, konsideroi edhe rolin e rëndësishëm të Italisë në kuadër të Procesit të Berlinit, me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Zjarr Tv Ad