Uefa dënon Milanin, rrezikojnë Europën

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka paqe për Milanin. Pas sezonit me ulje-ngritje dhe problemeve të brendshme, ka ardhur një tjetër lajm i keq për klubin. Uefa, institucioni më i lartë i futbollit në Europë ka dhënë një deklaratë ditën e mërkurë, ku shkruan se kuqezinjtë kanë shkelur rregullat e Fair Play Financiar.

“Kontrolli financiar i Uefas ka komunikuar sot vendimin duke u referuar rastit të Milanit, pasi këta të fundit nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat gjatë periudhës së monitorimit. Ky proces përfshin  sezonin aktual dhe periudhën nga sezoni 2015 deri në 2018”, thuhej në deklaratë.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s tha gjithashtu se nuk do të bënte asnjë komen,t derisa çështja t’i kalojë trupit gjykues. Një gjë është e sigurtë. Milani rrezikon seriozisht përjashtimin nga kompeticionet europiane.

 

Zjarr Tv Ad