Policët gjejnë granatë jashtë ndërtesës së tifozëve holandezë

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Holandë ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Pranë një klubi të tifozëve të  ekipit të futbollit ADO Den Haag, është gjetur një granatë dore.

Një postim ditën e djeshme në “Twitter” ka shokuar fansat e futbollit në vend. Pranë granatës ishte dhe një grafit me tre X. Ky simbol i takon flamurit të kryeqytetit të Hollandës, Amsterdamit.

Radio lokale “Omroep West” raportoi se granata u hoq gjatë stërvitjes së ekipit vendas.

Jacco van Leewen, drejtuesi i tifo grupit të ADO Den Haag foli për radion lokale në lidhje me këtë incident.

“Kjo është padyshim një ngjarje e rrallë në historinë e futbollit.”

Den Haag njihet si mbështetës i Ajaksit, ku kjo e fundit do të luajë sot pikërisht në Amsterdam kundër Juventusit.

 

Zjarr Tv Ad