“Unë të kapi për fyti”, degradon debati në emisionin në Kosovë, moderatori përzë të ftuarin

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afrim Caka, një ish i burgosur politik nga Gjakova, është përzënë nga studio e emisionit në Kosovë ku ishte i ftuar pasi ka fyer një nga gazetarët në panel. Në këto kushte, drejtuesi Ermal Panduri i ka kërkuar atij të dilte nga studio.

“I ke fjalët nga Serbia”, i ka thënë Caka gazetarit Astrit Gashi, duke pretenduar se ky i fundit kishte lidhje me Beogradin zyrtar.

Kjo deklaratë ka nervozuar tepër gazetarin derisa ky i fundit ju kthye “Qysh i kam llafet e Serbisë?” Më pas, ai shtoi edhe se “unë të kapi për fyti” dhe “haram të koftë”.

Në këtë moment në debat ka ndërhyrë drejtuesi i emisionit “Debat Plus” dhe i ka kërkuar ish të burgosurit politik Afrim Caka që të largohej. “Zoti Caka, ma liro studion”, u shpreh Ermal Panduri dhe kërkoi nga regjia që t’i hiqte mikrofonin të ftuarit.

Gazetari Astrit Gashi tha se fjalët e Cakës e kishin prekur thellë. “Kjo mu më dhemb në zemër”, shtoi ai, duke theksuar se “kurrë në jetë s’ia fali” deklaratën që Caka bëri në emision.

“Kurrë në jetë s’ia fali. Ai ka me pas problem personal me mu. Në fytë kam me shkelë nëse e nzo”, tha Astrit Gashi pasi u largua Afrim Caka.

Video në sekuencën: 43:18

https://youtu.be/FQDLw727q2c

Zjarr Tv Ad