Ura 200 vjeçare që lidh qytetet shqiptare

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ura e Kordhocës në Shqipëri, është mrekullia 200 vjeçare, sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tani është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizuar para viteve 1990, si në “Ja vdekja, ja liri”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”.

Zjarr Tv Ad