Urdhërarrestet për inceneratorin e Tiranës, Zhupa: SPAK ka detyrimin të hetojë Ramën, edhe Veliajn

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD Ina Zhupa ka reaguar në një postim në Facebook, lidhur me urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK për 15 persona, që dyshohet se kanë lidhje me aferën e inceneratorin e Tiranës.

Zhupa shprehet se ky është një lajm i mirë që do të dërgojë te “kokat e vërteta të aferës”.

Reagimi i plotë:

Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës janë lajm i mirë nëse janë vetëm nisja e arrestimeve që do çoj te kokat e vërteta të aferës.

I bëj thirrje SPAK të hetojë inceneratorin e Tiranës, duke përfshirë dhe kryeministrin Rama, i cili është personi që ka firmosur kontratën.

“Ligji detyron që tenderi zgjat 52 ditë, ndërsa për qeverinë Rama vetëm 16 ditë. Duke bërë kështu shkeljen e parë për Inceneratorin e Tiranës. Vallë këta punonjësit bashkiak e bënë këtë shkelje ligjore?! Sigurisht që jo

Por pse u bë kjo shkelje? Sepse fituesi ishte paracaktuar dhe ishte Mirel Mërtiri, i cili nuk është i panjohur por që kishte marrë dhe dy inceneratorët e tjerë, atë të Elbasanit dhe Fierit përmes të afërmve të tij.

I madh e i vogël e kupton që Bashkia Tiranë nuk do futej në aferë 430 milion euro vetëm me vullnetin e disa punonjësve bashkiak.

Kjo skemë nuk kishte si të mos përfshinte dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Shkresa për të marrë mendim i është dërguar të 5-tave bashkive të qarkut Tiranë.

Në vend që shkresa t’i dërgohej Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj nuk e kalon në Këshillin Bashkiak, e firmos vetë për të dhënë pohimin për inceneratorin e Tiranës. Jo vetëm që anashkalon Këshillin Bashkiak, por vendos edhe për 4 bashkitë e tjera të qarkur Tiranë.

Pse e bën ai këtë shkelje, pse Erion Veliaj ka shkelur ligjin? Kjo është një pyetje të cilës duhet t’i përgjigjet SPAK, ku duhet të zbulojë dhe rolin e Erion Veliajt në këtë aferë dhe pse e ka shkelur ligjin, çfarë përfitimesh ka pasur.

SPAK ka detyrimin që t’i lidhë zyrtarët, siç janë të lidhur me njëri-tjetrin, si një grup i strukturuar kriminal, me në krye kryetarin e qeverisë, Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë Erion Veliaj.

Çdo përpjekje për t’i copëzuar synon mbrojtjen e tyre nga kjo akuzë e tmerrshme dhe reale dhe nuk ndihmon në nxjerrjen para drejtësisë të atyre që kanë vjedhur qindra miliona euro nga taksat e qytetarëve.

Zjarr Tv Ad