Vajza e re shkon në spital dhe kërkon ndihmë, zbardhet kallëzimi i saj në polici

0
99
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një vajzë e moshës 25 vjeçare ka denoncuar se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të mbrëmjes së kaluar. E reja nga qyteti i Lushnjës, në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej në një lokal buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd.

Burimet i thanë Panorama se ajo pretendon që pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar.

Mësohet se 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin dhe ajo ka kryer dhe kallëzim.

Zjarr Tv Ad