Vajza kosovare abuzohet seksualisht në Kukës, arrestohen dy vëllezër

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër histori abuzimi seksual ka tronditur vendin. Dy vëllezër në Kukës, janë arrestuar pasi kanë abuzuar një 20 vjecare nga Kosova me probleme të shëndetit mendore e fizik!Në pranga kanë rënë Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç  banues në  fshatin Lojme, Kukës.“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.” – njoftoi sot Policia e Kukesit.   Vajza ishte zhdukur te premten – 20 vjeçarja rezulton banore e një fshati të Klinës dhe ishte zhdukur që të premten e 19 qershorit nga banesaMbetet ende e paqartë si ka mbërritur në Kukës, ku është abuzuar dhe është gjetur nga policia.Babai i saj ka thënë se vajza nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa thekson se një tjetër person i dyshuar për abuzimin është në kërkim, ndryshe nga Policia e Kukësit që flet për dy të arrestuarit“Gjendja e saj nuk është e mirë. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Autori kryesor kryesori është në kërkim”, është shprehur ai.20 vjecarja ndërkohë është kthyer në Kosovë nga policia e Kukësit dhe po merr trajtim mjekësor.Ky është rasti i trete i abuzimeve seksuale të zbuluara vetëm në harkun e një muaji.Në Tiranë, një 15 vjecare ishte abuzuar nga roja i shkollës dhe disa të rinj, të cilët tashmë janë në pranga.Ndërsa në Berat, një 48 vjecar u arrestua për ngacmim seksual të një vajze vetëm 5 vjece.

Zjarr Tv Ad