Ju jeni një vajzë e bukur, e sjellshme, e zgjuar , me një familje të mirë dhe me një punë të mirë por sërish e keni të vështirë të gjeni një partner ose thjesht nuk dëshironi ta keni një të tillë.
Shumë prej vajzave që kanë këto karakteristika e kanë të vështirë të gjejnë një partner dhe preferojnë të qëndrojnë vetëm për shumë vite por jo më kot.
Për këtë, sigurisht që ka disa arsye, të cilat i mbajnë këto vajza larg djemve apo partnerëve të jetës.
-E dashurojnë pavarësinë e tyre.
-Kanë filluar të respektojnë lirinë e tyre dhe kohën e lirë më shumë se çdo gjë tjetër.
-Gratë beqare janë më të forta emocionalisht dhe çdo gjë e lidhin me logjikën.
-Ju pëlqejnë më shumë marrëdhëniet kalimtare pasi nuk duan të kenë impenjime.
-Kanë standarte të larta, të cilat janë të paktë meshkujt që i plotësojnë.
-Djemtë i kanë frikë vajzat e zgjuara dhe të bukura.
-Këto vajza nuk besojnë tek përrallat me “Princ të kaltër”.