Vaksina Moderna/ Ja sa doza do të dalin deri në fund të vitit 2020 dhe shtetet përfitojnë të parat

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vaksina anti- kovid, që ka rezultuar 94.5% efektive ndaj të infektuarve me korona*virus, duket se është gati. Kompania amerikane Moderna, po bëhet gati ta nxjerrë në treg. ShBA, e cila ka shpenzuar 1 bilion dollarë për vaksinën, premtoi se deri në fund të vitit 2020, do të dalin 20 milionë doza.
Në total, ka porositur 100 milionë, në pamundësi për të marrë 400 milionë që mund t’i nevojitet të gjithë Amerikës.
Gjithashtu edhe Japonia ka porositur 50 milionë doza, Kanadaja ka porositur 20 milionë doza, Zvicrës i janë premtuar 4.5 milionë doza, ndërsa BE, do të marrë në total 160 milionë doza.
Izraeli dhe Katari, janë shtetet e tjera që u është dhënë prioritet. Ndërsa Britania e Madhe, do të marrë 5 milionë doza mes Prillit dhe Qershorit 2021.
Vaksina Moderna, duhet të ruhet në -20 gradë celsius, gjë që e bën më të lehtë trajtimin. Ndërsa Pfizer, një tjetër vaksinë kjo që ka rezultuar efikase, mund të mbahet në temperatura normale të frigoriferit, nga 2C në 8C për pesë ditë, ndërsa Moderna, mund të mbahet në të njëjtat kushte për 30 ditë.

Zjarr Tv Ad