Valë shkarkimesh në Policinë e Shtetit, shkarkohet shefi i krimeve Ardian Çipa

0
719
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme mësohet se Drejtori i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit Ardian Çipa është shkarkuar nga detyra.
Çipa, u emërua në këtë detyrë para dy vitesh, ku më parë ishte Drejtor i Policisë së Tiranës.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka thirrur në një takim 30 minutësh ditën e djeshme Çipën ku dhe i ka komunikuar shkarkimin nga detyra.
Ndër të tjera, mësohet se “fshesa” e shkarkimeve nuk do ndalet vetëm me Çipën, pasi Haki Çako mësohet se ka dhënë urdhër për shkarkimin edhe të 12 drejtorëve të Policëve në Qarqe.

Zjarr Tv Ad