Vangjeli, mesazh Ramës/ Nëse humbet garën për Tiranën, rishiko pozicionin si kryeministër

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Lorenc Vangjeli i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit.

Vangjeli tha në një dalje televizive se nëse PS humbet garën në Tiranë, Rama duhet të rishikojë pozicionin e tij si kryeministër.

Kjo pasi ai pretendon se kështu kreu i qeverisë humbet edhe legjitimitetin moral.

“Nëse Rama humbet Tiranën, unë do i kërkoja i pari të rishikonte pozicionin e tij. Ai humbet legjitimitetin moral. Ama nëse konfirmohet ai do ketë edhe legjitimitetin institucional”, theksoi analisti.

Kujtojmë se në garë për bashkinë e Tiranës janë Erion Veliaj, Belind Këlliçi, Roland Bejko, Arlind Qori, Lajla Përnaska dhe Marko Dajti.

Zjarr Tv Ad