Varësia nga BBV/ Simo: E “frikshme” se çfarë pritet të ndodh pasi audienca të “ngopet”

0
275
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që prej datës 24 dhjetor te vitit që lamë pas, programi “Big Brother Vip Albania” është kthyer në kryefjalën e diskutime në shoqëri. Ky program që ka arritur të thyejë rekorde shikueshmërie, komentohet për cdo detaj që ndodh brenda shtëpisë , me personazhet publike që kanë krijuar afeksion dhe i ndjekin në çdo moment të ditës.

Por sipas sociologëve krahas anëve  pozitive si eksperimet social që është argëtimi, ka edhe ato negative, sipas sociologes Marsi Simo,  frika qëndron  në aspektin psiko-social sa i përket së ardhmes pasi audienca të “ngopet” me këto reality do nisin të eksperimentohen formate “reality” të tjerë jashtë etikës njerëzore siç janë ato që transmetohen në ShBA ku çiftet duhet të zgjedhin partnerin vetëm duke parë pjesët e trupit krejtësisht lakuriq, apo ku prindërit dalin në gjyq dhe kërkojnë testin e ADN-së së fëmijës se nuk besojnë se janë prindër të tyre, apo shpikje të tjera që të prodhojnë vetëm adrenalinë momentale.

Simo tregon për Alfapress.al  se pse ky format po i tërheq kaq shumë njerëzit dhe kush janë pasojat  e tij në shoqëri?

Intervista Marsi Simo:

Çfarë po i tërheq kaq shumë qytetarët në këtë format televiziv?

Nuk duhet mohuar ideja se shumë persona shprehen se kur ndjekin një emision apo program, e bëjnë pa ndonjë arsye specifike. Përkundrazi e kanë si kalim kohe në mungesë të aktiviteteve të tjera.

Megjithatë do doja të përmendja se fakti që këto “Reality shoë” transmetohen drejtpërdrejtë, i japin audiencës besueshmërinë dhe kënaqësinë nga vërtetësisa. Në këtë mënyrë ata jetojnë me spontanitetin e tjetrit si një spektakël që sjell kënaqësi.

Etja për idhull është një tjetër arsye që do e rendisja, të cilën e lidh me etjen e disa njerëzve për të krijuar një figurë të cilën e admirojnë dhe mbushin zbrazëtinë që mund të kenë së brendëshmi.

Po ashtu dëshira për të qenë “gjykatës” i jep mundësinë të kritikojnë tjetrin apo jo pak herë të përfshihen në thashetheme.

Cilat janë pasojat?

Drama, shfaqjet e dhunës, apo imazhet seksuale rrisin rrahjet e zemrës, bën çlirimin e endorfinës në tru dhe shkaktojnë kënaqësi ashtu si edhe droga (nga Juliette Tobias, psikoanaliste e sjelljes). Ndaj nuk mund ta mohojmë faktin se ndjekja në kohë të gjatë e këtyre programeve krijojnë varësi duke e kthyer rutinën e ditës në favor të ekranit dhe jo me aktivitete të shëndetshme. Varësia duhet patur kujdes sidomos te adoleshentët apo të rinjtë.

Jo vetëm varësi por edhe “manipulim i mendjes”. Sidomos të rinjtë mund të ndërtojnë konceptin e realitetit bazuar në këto programe. Ata shohin modele të cilat jo gjithmonë mund të jenë më të përshtatshëm apo thjesht i kopjojnë. Si pasojë krijojnë idenë se realiteti është i gënjeshtrës, mashtrimit, lojës, parasë, luksit etj. Nuk mund ta mohojmë se këto të fundit nuk ekzistojnë, por nuk janë vetëm ato realiteti.

Po si nisi ky show?

Reality show “Big Brother” është një formë e programeve argëtuese për audiencën e cila ka nisur të eksperimentohet në ekrane nga viti 1997 në Hollandë i frymëzuar nga romani nga George Orwell “1984”. Ishte pikërisht John De Mol i cili e krijoi në version televiziv. Pas suksesit që pati, u përhap edhe më tej duke ia u shitur si patentë televizoneve të shteteve të tjera.

Big Brother VIP ka ndeshur edhe në një analizë që i bëhet nga njerëz të zakonshëm, por edhe personalitete, herë të botës së televizionit.

Kritikat më të ashpra  kanë ardhur nga  personalitete të artit.

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli është shprehur se nuk e kishte menduar se do vinte një ditë që në televizionet shqiptare do të mbizotëronte rrugaçëria.

Tmerr!!! Kurrë nuk e kisha imagjinuar që një ditë rrugaceria, alabakeria, malavita, do të pushtonin televizionet tona dhe do poshtëronin një popull të tërë! Nuk e di se si ndjehen njerëzit e mendjes, intelektualët, njerëzit e artit dhe kulturës, kur shohin degjenerimin e plotë të televizioneve tona kombëtare?! Nuk e di se si ndjehen kur shohin të heshtur të përdhunohet kaq barbarisht çdo vlere qytetare e ndërtuar nga historia e këtij vendi?! Të paktën, sinqerisht, shpresoj mos ketë vrasje pasi të mbarojë kjo neveri e turpshme me emrin BB! “Fali o zot se s’dinë çka bajnë“!”, shkruan Çuli.

Ai edhe më herët është shprehur se ky format nuk po transmeton vlera, por anti vlerat e shoqërisë shqiptare. Po ashtu këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Aleksandër Gjoka, vetëm pak kohë më parë ka adresuar një kritikë të ashpër ndaj formatit Big Brother VIP Albania.

Në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ai ka publikuar një sërë imazhesh të tij, duke shkruar në mbishkrimin e tyre indinjatën e tij ndaj spektaklit.

Ndjej keqardhje për ‘Vipat shqiptarë’ sa poshtë paska rënë Kartagjena”, shkroi ai në një prej postimeve të tij.

Po pavarsisht kritikave ky show vazhdon të shënoi shikueshmëri rekord dhe kjo sipas sociloges Entela Binjaku  vjen edhe  nga fakti se është bërë kaq i pranishëm dhe i shpërndarë saqë edhe ato që nuk kanë interes ta ndjekin, e kanë të vështirë t’i rrinë larg sepse del në çdo platformë.

Njerëzit e tejlodhur nga programet me natyrë politike, parapëlqejnë një format tjetër si ky në fjalë. Një arsye lidhet me faktin që është bërë kaq i pranishëm dhe i shpërndarë saqë edhe ato që nuk kanë interes ta ndjekin, e kanë të vështirë t’i rrinë larg sepse del në çdo platformë. Arsye tjetër është që ndjekin personazhe që i pëlqejnë brenda formatit. Ka të tjerë që gjejnë një sekuencë të vetes së tyre aty. Formati i këtij viti ia ka mbërritur suksesit të vetë deri në këto çaste që flasim dhe këtë e reflektojnë shikuesit e shumtë”, thotë Binjaku./ Alfapress. al

Zjarr Tv Ad