Vatrat e reja covid shkaktojnë përplasje fizike

0
339
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një situatë e tensionuar me përplasje e dhunë fizike vazhdon prej disa orësh në komunë Mondragone në provincën e Kasertas në Itali.Motivi është shfaqja e një vatre Covid në komunitetin e emigrantëve të huaj, kryesisht të etnisë bullgare, që jetojnë në këtë qytezë e punojnë në sektorin e bujqësisë.Vatra e pandemisë në Mondragone ka regjistruar deri më sot 49 emigrantë të infektuar duke detyruar autoritetet ta shpallin zonë e kuqe ku askush nuk mund të hyjë e të dalë në territorin e saj deri më datë 30 qershor.Rreth 100 emigrantëve të tjerë u janë kryer tamponët e janë në pritje të përgjigjes, e janë dërguar të kalojnë karantinimin në një strukturë të kontrolluar.Ky fakt ka provokuar përplasje fizike e të dhunshme mes banorëve vendas që prisnin të nisnin këtë sezon vere me turistët e parë që kanë prenotuar në qytezën e tyre buzë detit, por që për shkak të vatrës së infektimit kanë anuluar udhëtimin.Akte vandaliste në rrugë, thyerje xhama makinash me targa bullgare, dhunë fizike etj vazhdojnë prej disa orësh në rrugët e kësaj komune e që nuk janë mundur të ndalen as nga ndërhyrja e forcave te policisë.Situata e tensionuar ka kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë e gajtë natës rreth 50 forca ushtarake kanë mbërritur në Mondragone me kërkesë të guvernatorit të rajonit të Kampanjës.“Është një krizë e paparashikuar që rrezikon të degjenerojë”, ka deklaruar guvernatori Vincenzo De Luca. Për bllokimin e vatrës së infektimit reaguam në kohë e kemi nisur një sreening në masë për të gjithë banorët e Mondragones duke kryer tamponë në rrugë me ambulancat e vënë në dispozicion nga shërbimi shëndetësor i rajonit.”Sa i takon përplasjes mes qytetarëve italianë e emigrantëve, guvernatori De Luca thotë se prej vitesh ekziston një konflikt i tillë mes banorëve vendas e komunitetit bullgar, “por nuk është ky momenti, tha ai që ky konflikt të ndizet”, duke i bërë thirrje palëve të qetësohen.

Zjarr Tv Ad