Vazhdimi i dialogut me Serbinë, Albin Kurti takon sot Ramush Haradinaj

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet sot me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për vazhdimin e dialogut të vendit me Serbinë. Lajmin e kanë konfirmuar për mediat kosovare zyrtarë të lartë të e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Takimi do të zhvillohet sot në orën 12.00, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.

Gjithashtu, Kurti do të takohet dhe me drejtuesit e partive të tjera në Kosovë për t’u njohur me qëndrimet e tyre rreth kësaj çështjeje. Nesër kryeministri do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Tashmë është caktuar koha dhe dita e takimit. Takimi do të mbahet të mërkurën nga ora 11:00”, është shprehur zëdhënësja e LDK-së Sibel Halimi. Ndërkohë, kreu i PDK-së Enver Hoxhaj është shprehur se nuk do të marrë pjesë në takim, edhe pse Kurti ka bërë ftesë edhe ndaj tij.

Zjarr Tv Ad