“Nuk po luajmë kungulleshkash këtu”, Arben Imami i ashpër me Bashën: Ky nuk jep listat e anëtarëve të PD, po sikur të jetë kryeministër?! Është më keq se Rama

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Imami, pjesë e grupimit “Për PD” thotë se Lulzim Basha nuk iu jep kandidatëve të tjerë që janë në garë për kryetar partie dhe do të votohen në 13 qershor, listat e anëtarësisë pasi trajtohen si “sekrete”.

“Nuk po luajmë kungulleshkash këtu”, tha Imami, ndërsa bëri dhe një paralelizëm mes Bashës dhe Ramës. Sipas tij, nëse Basha shkurton kandidatët për kryetar dhe nuk jep listat tani që është drejtues i PD, si mund të jetë nëse bëhet kryeministër.

“Po kur Lulzim Basha shkurton kandidatët, nuk jep listat. Atëherë ca do bëj ky kur të jetë kryeministër. Ky mund të jetë më keq si Edi Rama. Nuk japin listat se thonë janë sekrete. Jo nuk ka lista sekrete. Partia është e hapur, lista është e hapura.

Partia të japë listën e anëtarëve. Listat e anëtarëve të partisë janë një detyrim, nuk janë favor që i bëhet zonjës Harxhi. Anëtari i Partisë duhet të kërkojë emrin në listë për të votuar, nëse nuk e ka të kërkojë të drejtën e tij.

Do doja që zonjën Harxhi ta dëgjojnë edhe ata që do votojnë Lul Bashën. Edhe ata që votojnë zonjën Harxhi do doja të dëgjonin Lul Bashën, se mund të binden. Ne jemi një parti dhe kur je në një parti debati bëhet aty”, tha Arben Imami për mediat.

Zjarr Tv Ad