KLSH e shkarkoi për shpërdorim detyre, Ogerta Manastirliu e bën drejtoreshë të spitalit Memorial të Fierit…

0
386
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa puna në spitalin Memorial të Fierit, pritet që të nisë ditën e enjte, janë publikuar disa prej emrave që do të jenë pjesë e stafit, qoftë në aspektin menaxherial, qoftë në atë të personelit mjekësor. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar dhe emrin e drejtoreshës që është zgjedhur në krye të institucionit, e cila në fakt nuk është një emër i panjohur.

Bëhet fjalë për Rudina Degjonin, e cila ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës së përgjithshme të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deri në vitin 2020, dhe u shkarkua më pas nga ky post, pasi KLSH i kishte zbuluar shkelje të rënda.

Kush është Rudina Degjoni:

Degjoni ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Athinë, për Menaxhim të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Më vonë ka studiuar në Zvicër për Aministrim Biznesi. Po ashtu edhe studimet e doktoraturës në këtë fushë në Zvicër. Nga viti 2012 ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Shqipërisë. Ajo ka punuar në disa spitale në Shqipëri dhe në Greqi, ku ka mbajtur pozicione si Shefe e Departamentit të Pacientëve, Shefe e Departamentit të Operacioneve, Oficere shërbimi për pacientët, Drejtuese e Departamentit të Shërbimit të Konsumatorëve.

Degjoni është emëruar në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) në maj të vitit 2019 pas një eksperiencë menaxhuese dhe akademike disavjeçare dhe u largua nga ky institucion në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve për shkelje të rënda. 

Ndërkohë që zëvendësi i saj në krye të institucionit do të jetë turk, ndërsa më poshtë shihni dhe fotot e personelit mjekësor:

Zjarr Tv Ad