Vazhdojnë hetimet edhe për “Check-up”-in, SPAK verifikon faturat. Në Elbasan nis thirrja një për një e pacientëve

0
288
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme duket se nuk e ka larguar vëmendjen nga hetimet e saj për dosjen e Check-up-it në vend.

Në kuadër të këtyre hetimeve, prokurorët kanë nisur nga Elbasani tashmë dhe verifikimet e faturave të shpërndara për kryerjen e këtij shërbimi.

Kjo pasi në ambientet e SPAK-ut janë paraqitur këtë mërkurë disa qytetarë nga Elbasani, të cilët mësohet se janë thirrur, sipas tyre, në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, lidhur me kryerjen e check-up-it.

Kujtojmë se SPAK ka regjistruar kallëzimin penal të depozituar nga nisma “Thurje” për përfshirjen në koncensionin e shërbimit të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në spitalet publike që në 16 janar 2020.

Zjarr Tv Ad