Vazhdon furtuna e shkarkimeve, Rama bën tjetër ndryshim në qeveri

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duket se nuk ka të ndalur furtuna e ndryshimeve në qeveri dhe drejtorëve të institucioneve. Këtë radhë me urdhër të Kryeministrit Edi Rama është larguar nga detyra zv/Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enis Aliko.

Vendimi është bërë publik në Fletoren Zyrtare, ku thuhet se në vend të Alikos emërohet ish-deputetin e Elbasanit, Ilir Bejtja.

Ky i fundit ishte drejtor në Ministrinë e Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Damian Gjiknuri, ku edhe ky i fundit është prekur nga ndryshimet në kabinetin qeveritar. Nuk dihen arsyet e shkarkimi nga ky funksion i zëvendësministrat, Enis Aliko, i cili me profesion është inxhinier i naftës.

Kujtojmë se prej disa ditësh, janë shkarkuar një sërë drejtorësh të rëndësishëm në Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, fill pas publikimit në News24 të skandalit në Unazën e Re me kompaninë “DH Albania”.

Pjesë e këtyre shkarkimeve është edhe tashmë ish-Drejtori i ARRSH-së Afrim Qendro, i cili është thirrur edhe në Prokurori.

Zjarr Tv Ad