Vazhdon të mos gjejë qetësi toka/ Tërmet në orët e para të mëngjesit në Detin Adriatik

0
113
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tërmet i lehtë ka goditur vendin tonë rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Lëkundjet ishin me magnitudë 3.5 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte në Detin Adriatik, 24 km në veriperëndim të Durrësit. Thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km.

Sipas EMSC këto lëkundje tërmeti janë konsideruar si lëkundje të shkallës 4.

Nuk raportohet për dëme materiale, ndërsa shumë qytetarë kanë postuar në rrjetet sociale se i kanë ndjerë lëkundjet, që janë të lehta në krahasim me dy tërmetet që u përball vendi vitin e kaluar, ku vetëm në Durrës dhe në Thumanë humbën jetën 51 persona.

Zjarr Tv Ad