Ironizon Kryemadhi: Vjen erë! Të huajt e Rama qenin e ngordhur kanë gjetur te LSI. I nxjerr “bojën” Eni Vasilit

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe gazetari i ekonomisë Besart Kadia janë bërë pjesë e një debati të ashpër në emisionin ‘Open’ mbrëmjen e djeshme. Gjithçka filloi me disa ”thumba” të kryetares së LSI-së ndaj gazetarit, pasi ky i fundit nuk po bënte pyetje, por aludime dhe komente mbi LSI.

Më pas debati që nisi me ironi u kthye në përplasje personale deri në fyerje. Mes të dyve.  Kryetarja e LSI, me një ton të ashpër, i kërkoi Kadisë t’i drejtohet SPAK kur flet për vjedhje të partisë së saj. Ndërkohë që kryetarja e LSI-së u përplas dhe me vetë drejtuesen e emisionit, të cilës i tha se më parë kishin rënë dakord për pyetje të tjera, dhe se nuk mund të ftonte njerëz që e fyejnë në studio.

Kryemadhi Vasilit: Herë tjetër më thirr në emision me gazetarë që bëjnë pyetje, jo me këta që bëjnë komente.

Kadia: Po s’kam pyetje, s’kam për çfarë ta pyes.

Debati ka vijuar dhe duke qenë se si Kryemadhi dhe Kadia po flisnin në të njejtën kohë, Kryemadhi u nxeh dhe kërkoi që gazetarit t’i ndërpritej mikrofoni.

Kryemadhi: Eni ndërpritja zërin këtij, ose unë iki. Se po flet kot.

Kadia: Të mos e kalojmë personale.

Kryemadhi: E kaloj personale se s’po më lë të flas. Eni, kjo nuk është e moralshme nga ana juaj si drejtuese emisioni. Për të tjera pyetje ramë dakord të ishin në skaletë, e për gjëra të tjera po flasim. Tipa si ky duhet ta kenë për nder që ftohen në emision përball meje. Ti ta kesh për nder që je në emision me mua. Por mos bëj si i pastër, sepse të gjithë jeni të përlyer këtu.

Të gjithë keni lidhje me oligarkë, edhe ti ke, dhe vjen erë. Dhe unë bashkë me ty se kam qendruar me ty. Ka mundësi t’i heqesh zërin kur flas unë. Është e pamoralshme. Ky është i pasjellshëm dhe jo korrekt në atë që thotë. Mos bëj autobotin e fekaleve të Edi Ramës.

Kur flisni për vjedhje dhe përmendin emrin e LSI çojeni në SPAKUN e Edi Ramës. Të huaj dhe Rama janë marrë me LSI, por qenin e ngordhur kanë gjetur. Vjedhja ka ndodhur që në 1990. Vendi u shkatërrua në 1997 dhe mbajmë të gjithë përgjegjësi. Nuk do të vij më me ty në emision, nuk e meriton respektin tim. Askush nuk është i pastër dhe të gjithë vini ere. Edhe unë vij erë se kam qëndruar me ty. Kaq, nuk flas më dhe po foli ai se s’dua ta dëgjoj, unë iki…

Kadia: Thashë mos e merr personale, pasi përgjegjësia është e partisë politike. Nuk kam punuar për oligarkë. Punoj për një sipërmarrës privat. LSI flet me dy standard kur u referohet koncesioneve, sepse I ka miratuar vetë.“

Zjarr Tv Ad