Vdekja e 32-vjeçarit/ Gjokutaj: Po mundohet të mbulohet ngjarja si me Klodian Rashën

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Policia duhet ta ndalojë një keqbërës me dëmtimet sa më të pakta të mundshme.

Ai tha se AMP-ja është një organ në polici që flet pasi ka folur policia, nuk bën deklarata dhe këqyr vendin e ngjarjes para saj.

Gjokutaj: Policia duhet ta ndalojë një keqbërës me dëmtimet sa më të pakta të mundshme. Ne kemi dëgjuar disa versione. AMP-ja është një organ në polici që flet pasi ka folur policia, nuk bën deklarata dhe këqyr vendin e ngjarjes. Policia ka kryer veprimet dhe shoqërimet. Nëse pastaj veprimet e AMP-së nuk përputhen me të vërtetën mund të bëjë veprimet e saj.

AMP-ja ka bërë deklarata kontradiktore. Sigurisht që policia është fajtore në këtë ngjarje dhe për të shuar njollën e keqe kanë dhënë versione për të justifikuar punën e policisë. Tashmë ka dyshime për ngjarjen se kjo vrasje ngjan me atë Klodian Rashës.

Zjarr Tv Ad