Vdekja e të riut në QSUT/ “Policia i ka thyer këmbët me dru”, familjarët e Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Të zbardhet e vërteta

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu siç paralajmëruan, familjarët e Jani Rustemit, i cili ndërroi jetë në QSUT ku qëndroi në koma për më shumë se një muaj, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Ata njëzëri kanë lëshuar akuza të forta në drejtim të policisë, ndërsa i kanë bërë thirrje institucioneve që të zbardhin ngjarjen. Familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se 27-vjeçari është dhunuar.

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut. Kujtojmë se i riu teksa qëndronte në qelitë e paraburgimit pasi ishte arrestuar për vjedhjen e një tapeti, u ndje keq dhe përfundoi në koma në spital. Dyshohet se gjithçka ndodhi si pasojë e një mbidoze metadoni.

Zjarr Tv Ad