Vdekja misterioze e studentes, ja çfarë tregojnë shenjat që iu gjetën në trup

0
197
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U raportua si vdekje e shkaktuar nga infektimet, por pas ekspertizës në trupin e 23-vjeçares janë gjetur shenja të çuditshme. Bëhet fjalë për simbole Runes që tregojnë fuqinë. Menjëherë pas kësaj kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse e reja kishte lidhje me sekte pagane, apo i kishte zbuluar përmes internetit.

Gjetja e disa vizatimeve me simbole diabolike në trupin e pajetë të 23-vjeçares, Evgjeni Baxho, ka ngritur dyshime të forta te prokuroria se vajza e re mund të jetë shtyrë në vetëvrasje nga persona të tjerë që predikojnë rituale paganizmi.

Baxho, punonjëse pranë një kompanie celulare në Tiranë, ndiqte në internet video që flisnin për simbole Runes, vizatime që tregojnë mesazhe sakrifice.

Për këtë rast prokuroria e Tiranës, ka nisur një hetim për veprën penale të “Shkaktimit të vetëvrasjes”, hetim i cili po ndiqet dhe nga oficerët e sektorit të vrasjes në policinë e kryeqytetit.

Veç dy simboleve të vizatuar me lapustil në trupin e vajzës 23-vjeçare, policia e Tiranës ka hasur një sërë simbolesh të vizatuara dhe në muret e shtëpisë, ku jetonte me qira vajza.

Zjarr Tv Ad