Veliaj: Minoranca nuk do ta pengojë ndërtimin e Teatrit të ri

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Në kulmin e qëndresës së aktorëve dhe qytetarëve për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se ajo që quan minorancë nuk do ta pengojë ndërtimin e teatrit të ri.

Nga Denveri i SHBA, ku mori pjesë në konferencën vjetore me temë “Qytete që rriten me gjelbërim”, Veliaj hoqi paralel edhe me kundërshtitë ndaj projekteve të tjera por që Tirana tha ai do ecë përpara.

Erion Veliaj: “Në Tiranë ndryshimi do të vijë edhe për çështje shumë të debatueshme, si zgjatimi i Lanës, Unaza e Madhe, Teatri i Ri Kombëtar, por janë ndryshime absolutisht të nevojshme dhe të pakontestueshme. Pra, nuk mundet që qyteti të mbahet peng prej disa minorancave që do ekzistojnë gjithmonë, dhe gjithmonë nuk do të bien dakord. Më vjen mirë se si Tirana, në aktivitetin më të madh të bashkive në SHBA, është sot imazhi i një Shqipërie moderne, i një Shqipërie që po ndryshon, që ka plot probleme, por që më e mira është përpara.”

Duke u ndaluar në mandatin e dytë në krye të bashkisë Veliaj tha se shtimi i hapësirave publike do të jetë fokusi i punës.

Erion Veliaj: “Nëse do të kishte një refren ose një etiketë për 4 vitet e ardhshme të Bashkisë së Tiranës, do të ishin 4 vitet e hapësirave të gjelbërta, parqeve dhe të këndeve të lodrave. Kemi parë se si vlera e pronës është rritur aty ku ka një park. Kemi parë se si ekonomia është zhvilluar, janë krijuar më shumë vende pune, dhe do të doja shumë që reputacioni i Tiranës të ishte rreth parqeve”

Në këtë Kongres morën pjesë mbi 1.000 kryetarë bashkish dhe menaxherë qytetesh nga 200 bashki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kanadasë.

 

Zjarr Tv Ad