Veliaj përdori gjuhë fyese ndaj opozitës/ Reagon Këlliçi: Ku janë ata që u tronditën me posterin tim?

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës në 14 maj, Belind Këlliçi, ka reaguar në lidhje me debatin e fundit ne Këshillin Bashkiak ku gjatë debatit për inceneratorët, kryetari i bashkisë ju drejtohet këshilltarëve të opozitës, me një gjuhë aspak etike.

“Ja ku e keni bashkinë e Kavajës, siç vajtët me tanga, me reçieta me rroba banjo e në 22 gusht ta paguanit, tani ne që jemi veshur me kostum do shkojmë ta paguajmë. Sepse ne nuk mund ta lëmë Tiranën në dorë të zhulsave, kjo është pak, por e sigurt”, shprehet Veliaj.

Këlliçi shkruan krah videos, se është kurioz se pse nuk kanë reaguar ata që u tronditën nga posteri i tij në fushatën e 14 majit.

Postimi i plotë:

Kurioz jam se ku kanë humbur pas fushate këta të Aleancës Kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Jo për gjë, por u tronditën nga posteri i fushatës së 14 Majit kundër korrupsionit…

Vetëm një halabak i rëndomtë mund të flasë me kaq mllef e urrejtje kundër opozitës, e cila më në fund e ka kthyer sallën e Këshillit Bashkiak në një platformë llogaridhënie.

Erion Veliaj do mbahet mend si kryebashkiaku më i korruptuar dhe vulgar, i cili me forcën e betonit dhe korrupsionit e shpërfytyroi Tiranën.

Zjarr Tv Ad