“Vendi është shitur nga Rama”- Qytetarët nga Elbasani nisen drejt protestës në Tiranë: Të ngrihen të gjithë shqiptarët! Kjo qeveri të ikë sa më parë

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarë, simpatizantë por edhe qytetarë të PD Elbasan janë duke u nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës. Mësohet se janë rreth 2,500 anëtarë ku ne dispozicion janë vene 3 furgona, por ka edhe persona që janë nisur me makinat e tyre personale.

Qytetarët janë shprehur të revoltuar kundër qeverisë, duke thënë se ka shumë arsye për të protestuar, jo vetëm si demokratë, por edhe si qytetarë.

“Ekonomia ka shkuar 0 dhe dua që kjo qeveri të ikë sa më parë. Duam qeveri të mirë që mendon për popullin, të shikojë ekonominë e popullit”, thotë një qytetar

“Shqipëria është shitur nga Rama, nuk protestojnë vetëm demokratët por gjithë shqiptarët. Të ngrihen të gjithë”, tha një tjetër.

Zjarr Tv Ad