Vendimet e Sindikatës së Pedagogëve/ Berisha: Kanë mbështetjen e plotë të PD. Edi Rama vjedh fondet dhe pasuritë publike

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat u shpreh se partia Demokratike e mbështet sindikatën e Universiteteve në çdo hap të saj.

Sali Berisha: Përshëndes sindikatën e Universiteteve të vendit, për vendosmërin, mbrojtjen që u bëri e u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve, studentëve, interesave jetike të kombit shqiptar.

Kjo sindikatë ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot por të vijojë luftën e betejën, E garantoj që në cdo hap të saj ajo dhe cilado organizatë që mbron një kauzë të drejtë do ketë mbështetjen totale të PD.

Theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në Tiranë të marrë gjysmën e rrogës që merr një pedagog në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës nuk vjedh taksat, fondet e pasuritë publike sic vjedh Edi Rama.

Nuk mund të pajtohem që buxheti për shkencën në Kosovë të jetë disa herë më i madh se në Shqipëri, që studentët në Kosovë të subvencionohen me 100 euro kurse në Shqipëri u mbyllen dyert e universiteteve.

Ne shprehim mbështetje të plotë ndaj sindikatës së universiteteve të vendit.

Zjarr Tv Ad