“Vendimi i gjykatës ishte i pavlefshëm”, Ngjela: PD ligjore është ajo që ka kryetarin e komanduar

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka qenë sot në një lidhje “Skype” për Faxnews për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në selinë blu.

Ngjela tha se dorëheqja e Bashës ishte diçka e duhur ndërsa shtoi Komisioni i Rithemelimit nuk është Partia Demokratike.

Sipas Ngjelës, PD ligjore është ajo që ka kryetarin e komanduar.

Ndër të tjera duke u ndalur te vendimi i gjykatës që njohu kuvendin e 11 dhjetorit, Ngjela tha se gjyqtari ka bërë vepër penale.

Pjesë nga intervista:

“Ai hyri për të matur veten, nëse do vazhdonte do i fironte grupi parlamentar, mirë bëre që dha dorëheqjen. PD është ajo ligjore, të tjerat janë kot, nuk janë të regjistruara, lëre se ca thonë ata që na pranoi gjykata, partia është person juridik, si një kompani tregtare”.

Vendimi i gjykatës ?

“Juridikisht është akt i pavlefshëm se di për kë parti  e ka. Ai gjyqtar ka bërë vepër penale, nuk gaboj unë, ai gjyqtar që ka regjistruar një kongres të një lëvizje që nuk është prti përbën vepër penale, nëse shkon apo jo nuk e di, e di SPAK.

Nuk ka nevojë PD aktuale të njihet nga struktutra jashtë partisë, është person juridik, ndaj se can kokën Alibeaj. PD e drejton Alibeaj, është treguar liberal. Lërini pasionet personale, PD është sistem jurdik, atë njeh sistemi ligjor, e njihin Saliun ju? Gjithë jetën anti-ligjor, nuk respekton ligjet.

Gjykata su ka njohur asgjë, rrezikon veprën penale. Alibeja i ka thënë nuk je person juridik.

Nëse Saliu  e merr me dhunë do jetë fitore, do e shpalli Washingtoni organizatë terroriste. Sali Berisha është përjashtuar nga PD në kongres.

Po iu shkërmoqet partia, perëdimi nuk pranon Berishën. Do dali PD kundër perëndimit?”

Zjarr Tv Ad