Vendimi për inceneratorin e Elbasanit, Koka dënohet me 5.8 vjet, Bllako i pafajshëm

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

GJKKO ka shpallur vendimin për inceneratorin e Elbasanit. Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 8, 6 vjet nga të cilat do të kryejë 5,8 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, ish-sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputeti Alqi Bllako është shpallur i pafajshëm për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dënimet e dhëna nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit:

Lefter Koka, 8.6 vjet burg me gjykim të shkurtuar, 5.8

Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar 6.8

Mirel Mertiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar 6.8

Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar 4.8

Alqi Bllako shpallet i pafajshëm

Pellumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8

Bardhyl Cabiri 2 vjet

Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar 2.8

Serafin Papa 1.4 burg

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor të 2022 me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve

Zjarr Tv Ad