Venecia, kërkohet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Venezias Luigi Brugnaor kërkon shpallen e gjëndjes së jashtëzakonshme pas situatës dramatike që ka përfshirë qytetin nga reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit.

Dy persona kanë humbur jetën në lagunën e Venecias për shkak të përmbytjeve në banesa. Kryeministri Giuseppe Conte e minsitrja e Infrastrukturës Paolo de Mikeli priten të mbërrijnë këtë pasdite në këtë qytet për t’i qënë pranë banorëve e verifikuar situatën.

Niveli i ujit në Venecia ka mbërritur në lartësinë 1.87 cm e një nga nivelt më të larta të regjistruara gjatë viteve të fundit pas ati të vitit 1966 ku uji arri në lartësihën 1.96 cm.

Bazilika Shën Marku ka pësuar dëme të mëdha ashtu si dhe mjaft ndërtesa në qytet e në ishujt përreth. Uji në bazilikën Shën Marku ka përmbytur tërë dyshemenë duke dëmtuar rëndë dhe mjaft kolona, gjë që mund të vë në rrezik qëndryeshmërin e ndërtesës.

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur dhe teatrin La Fenice të Venecias duke shkaktuar dëme në sistemin elektrik e antizjarr.

Dëme nga moti i keq janë shënuar gjatë mëngjesit të sotëm dhe në rajonin e Bazilikatës, Puglias e në Sicili.

Ndërkohë që parashikimet e motit vënë alarmin për mbërritjen gjatë orëve të fundit në Itali, të një cikloni të fortë me reshje të forta shiu, erë e borë.

Alarmi i mbërritjes së ciklonit është shënuar dhe nga autoriteti i Mbrojtes civile i cili informon se rajonet me të prekshme nga ai do të jenë Friuli Venezia Giulia, Lazio, Molise, Puglia, Calabria, Sicilia e di Lombardia, Veneto, Emilia-Romagna, Abruzzo, Campania e Basilicata.

Zjarr Tv Ad