“Verbëria!”- Agron Gjekmarkaj për kaosin në Kuvend: Pse Ambasada e SHBA-ve, e Anglisë, ato të BE duhet t’i vinë në ndihmë jo Opozitës, por Shqipërisë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Prej tre muajsh Parlamenti i Shqipërisë ka humbur normalitetin, sot ai la pas shpinë edhe dinjitetin.

Kuvendi nuk është pronë e Partisë socialiste, as e pushtetit as e gardes së Republikes por Institucioni më i lartë i saj shprehje e vullnetit qytetar. Sot per një kohë të gjatë edhe pse Zevendes Kryetar i Kuvendit përfaqësues i Opozitës nuk u lejova të futem në ambientet e mia të punes , dhe si unë shumë deputet të tjerë të opozites ndonẽse ndaj nesh nuk kishte asnjë masë ndeshkuese. Gandist e rugovian prej natyre kam mbështetur kauzen e opozites pa qënë protagonist i dalluar i saj . Sot deputetet u ndanë të kategorisë superiore dhe inferiore. Nuk është çudi që një ditë të na kërkojnë qendisma dalluese e diskriminuese.

Garda kujdesej me një gjuhe shenjash ti udhëhiqte koleget socialist të hynin në kater dyert anësore duke bërë ndarjen “tanët” dhe “ata”.

Për ata që nuk e dinë “gardat pretorianë” ruanin nderin e shteteve, ndersa garda politike po e çnderon shtetin. Gramoz i gardës mësoje këtë nëse të mbetet pak kohë nga tenderat.

Shtetet ndertohen mbi trashigimitë. Një ditë asnjëri prej nesh nuk do të jetë, do të jetë larguar siç e thoshte motit socialisti , Dritero Agolli por çfarë lëmë pas? Ai la libra dhe kollen e tij të thatë dhe shembullin që virtyti triumfon mbi partinë. Ne çfarë lëmë? Dhunim të më të dobtit? Pervetesim të shtetit, ideologjizim të administrates, nështrim pa kushte ndaj barkut e të prapanicave. Qyqaret , servilet, hajdutet, injorantet po e pickojnë adn-nẽ e Kushtetutes aq shumë sa ajo duket tashmë si një xhybe e dalë boje rrëze një ferre.

Opozita po bën betejën e saj për të drejta kushtetuese, të drejta keto që po nëpërkëmben dhe shtypen me thundra gardistesh. Sot me njẽ akt tẽ papreçedente kjo mazhorancẽ kaq e akuzuar e kaq e venitur me njẽ akt tẽ pashembullt votoi pẽr asgjësimin e Opozitës ne Parlament. Rregullorja e votuar sot praktikisht tenton thyerjen e Opozitës. Do doja që sallën e Kuvendit ta shfrytezoja per dimensionin e fjales dhe argumentit, por fjala pa garanci kushtetuese është fasadë. Protesta kërkon normalitet ndërsa “normaliteti” pa rregulla është xhungel. Ambasada e SHBA-ve, e Anglisë, ato të BE duhet t’i vinë në ndihmë jo Opozitës por Shqipërisë qe ajo të mos humbasë standardet demokratike , të drejtat kushtetuese.

Konceptim e opozites prej tyre e fituam. Me ta duhet ta mbrojmë. Ne jemi në Nato dhe aspirojme BE-në me të drejta të plota. Nuk mund të rrimë aty dhe as të shkojme atje me një opozitë jashtë ligjit. Opozita dhe opozitarizmi nuk janë çeshtje individuale, janë shumë me teper se kaq janë thelb i demokracisë, ambasadoret e nderuar po bëhen deshmitarë të një vdekjeje të paralajmeruar. Shumë gazetarë pyesin, qytetarë gjithashtu, hë çdo bëni tani, po më pas, me një kersheri feminore në raportme premtimet e patetikes politike. E kam një pergjigje per të gjithe, kudo ka ndodhur , në Shqipëri shumë më tepër që arsyeja është mbytur nga forca ndërsa kujtimi i së drejtes na ka dhënë forcë të ngrihemi në vitin 1990. Perseri mund të ndodhe e perseri mund të gremisimi.

I kujtoj Kryeministrit të vëndit Edi Rames një sërë artikujsh që ai botonte tek gazeta “Koha jonë” në vitet 1992-97 në kërkim të një demokracie liberale, të rregullave demokratike, kundër depersonalizimit të politikes dhe dominimit të individit dhe jam i sigurtë që nëse e bën , nese aso kohe ishte i vërtete dhe ne paqe me veten ,do ta thyente pasqyren e kesaj dite të shemtuar, do ta griste portretin e dhunës gardiste, rregulloren që asgjeson opoziten. Po Kryeministri duket ska kohë ti rikthehet vetvetes. Deputetet e Kosoves votuan kundër atonomisë së tyre ne vitin 1990 por ishin të rrethuar nga tanket e Milosheviçet. E korigjuan në Kaçanik sa gjeten pak liri po këta tonet sot pse votuan kundër vetvetes, kunder pluralizmit dhe të një Shqiperie normale. Kjo është verberi do thoshte Saramango.

Zjarr Tv Ad