Vetëm pak orë para zgjedhjeve/ Ushtria bën lëvizjen e fundit dhe merr vendimin urgjent ndaj institucioneve të larta në vend

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më pak se 24 orë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, teksa autoritetet kanë marrë masat e fundit për të ruajtjen dhe mbarëvajtjen e sigurisë së institucioneve të larta në vend.

Pamjet e bëra publike tregojnë se si forcat ushtarake kanë marrë në mbrojtje ambasadat në vend si edhe institucionet e tjera për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm gjatë procesit zgjedhor.

Një ditë më parë, policia njoftoi masat e ndërmarra për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

“Janë trajnuar më shumë se 7530 punonjës policie, 5511 prej tyre do të angazhohen në ruajtjen e objekteve zgjedhore. ndërsa 192 punonjës të forcave ‘Komando’ do të ruajnë objektet e rëndësishme”, thuhej në deklaratën e policisë.

Nëpërmjet kësaj deklarate u bë e ditur se 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të policisë. Gjithashtu është ngritur një grup drejtimi në nivel qendror ndërsa është në funksion të plotë edhe aplikacionin dixhital me numrat e kontaktit të punonjësve të angazhuar në çdo qendër votimi për raportim.

Zjarr Tv Ad