Vetingu/ KPK jep verdiktin për Alma Muçën, denoncimet janë të rreme

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka dal sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit prokurorja pranë Prokurorisë së Përgjithshme Alma Muça. Ajo do ti nënshtrohet vetingut, ndërsa hetimi është mbështetur në bazë të 3 kritereve; rivlerësimit të pasurisë, figurës dhe aftësisë profesionale. Muça nga verfikimet e ILDKPKI rezulton se ka bërë deklarim të saktë në përputhje me ligjin.

KPK ka theksuar se prokurorja ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë dhe nuk gjendet në situatën e konfliktit të interesit. Prokurorja mes të tjerash disponon një depozitë bankare me një shumë prej 5 milonë lekësh të krijuar nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015.  Nga verifikimet e bëra, KPK ka theksuar se Muça disponon dhe një automjet me vlerë 17 mijë e 500 euro, burimi i krijimit hua nga babai i saj, dhe një shumë prej 2 milionë lekësh nga shitja e një makine të mëparshme. Gjithashtu, bëhet e ditur se prokurorja disponon një apartament në Durrës 185 m 2, ndërkohë që 28 mijë e 182 euro janë në pronësi të mamasë së subjektit. Muça në vitin 2017 kishte marrë dy apartamente me sipërfaqe 96 m 2 dhe 32 m2 të trashëguar pas vdekjes së të atit.

KPK nënvizon mes të tjerash faktin se është paditur me pretendimin se ka favorizuar ndryshimin e akuzës.   Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehu se në ONM kishte ardhur një denoncim lidhur me masakrën e Çoles në Vlorë, që konsiston tek mënyra e organizimit të punës prej prokurores Muça.

Përsa i përket kriterit të vlerësimit, KPK vlerësoi aftësitë profesionle të Muçës, ndërsa vijoji  se nuk janë gjetur afera korruptive tek denoncimet. Prokurororja gjatë fjalës së saj para KPK-së kërkoi dhe konfirmimin në detyrë.

 

 

Zjarr Tv Ad