Vetingu shpall sot vendimin për Donika Prelën, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në orën 9 Komisioni i Vetingut do të shpallë vendimin për prokuroren Donika Prela, drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Bëjmë me dije se seanca dëgjimore për Prelën u mbajt më 22 janar 2019, ku trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilia, Olsi Komisi dhe Valbona Sanxhaktari.

Sipas informacioneve vendimi pritej të jepej më 29 janar , por u shty edhe me 8 ditë, pra në 4 shkurt, për shkak të debateve dhe pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Prelës dhe të bashkëshortit të saj.

Tri çështje themelore ngriti Partia Demokratike në vëmendje të organeve të Vetingut lidhur me figurën e zonjës Prela: përveç të ardhurave në të zezë të bashkëshortit të saj, edhe dyshimet se zonja Prela figuronte në përgjimet e bandës së Avdylajve e po ashtu, edhe një takim që ajo kishte zhvilluar një muaj para nisjes së Vetingut me anëtaren e komisionit që e gjykon, Valbona Sanxhaktarin.

Zjarr Tv Ad